Kjo është përgjigja përfundimtare e Sarah Berishës për pyetjen “A je shtatzënë?”

Që pas daljes nga “BBVIP” si cift me DJ PM, Sarah Berishës, pavarësisht suksesit të saj në rrjetet sociale, eksperiencës si moderatore në ekran dhe shumë gjërave të tjera, dy pyetje i bëhen në mënyrë konstante, sidomos në Instagram .

1.Kur do martohesh me PM?

2.A je shtatzënë?

Për të dyja pyetjet, si në rubrikën “Ask me a question” në Instagram, ashtu edhe në intervista, Sarah është përpjekur t’i japë përgjigje, ose më saktë për të parën është përpjekur të japë një përgjigje gjithëpërfshirëse (që mendimet për një dasmë jam por është ende shpejtë dhe kur të vijë koha), ndërsa për të dytën ka pasur një përgjigje të saktë: JO! (sepse nuk është). Ndoshta cifti e kanë në plan një fëmijë, por për momentin moderatorja nuk është në pritje të ëmbël dhe nisur nga fakti se sa shpesh i bëhet kjo pyetje, ka nisur të jetë “kreative” me përgjigjet.

Kështu, në rastin e fundit, teksa është pyetur nga një fanse thjeshtë dhe pastës “A je vërtetë shtatzënë?”, Sarah ka vendosur t’i përgjigjet me humor (dhe pak me ironi): “Mesa di unë jo”.


Shtuar 4.09.2023 21:33