Kim Kardashian dëshmoi në një gjykatë në Paris të hënën kundër personave të akuzuar për një grabitje të armatosur në vitin 2016.
Ajo u paraqit në gjykatë e veshur me bizhuteri, vlera e të cilave, sipas ekspertit Steven Stone, vlerësohet në më shumë se gjashtë milionë euro.
Konkretisht, spikati gjerdani i nënshkruar nga Samer Halimeh New York, i zbukuruar me 80 diamante, vlera e të cilave vlerësohet në më shumë se tre milionë eueo.
Ajo mbante gjithashtu një byzylyk me gurë që simbolizonin datat e lindjes së katër fëmijëve të saj, një dhuratë nga vajza e saj North West, që vlerësohet të ketë një vlerë prej rreth shtatë mijë euro.
Edhe pse kamerat nuk u lejuan në sallën e gjyqit, janë të disponueshme vizatime të gjykatës që tregojnë Kardashian duke dëshmuar. Sipas DailyMail, ajo shpërtheu në lot gjatë dëshmisë së saj, duke kujtuar momentin traumatik.
Të pandehurit dyshohet se hynë me forcë në suitën e saj të hotelit, e lidhën dhe ikën me bizhuteri me vlerë më shumë se nëntë milionë euro, përfshirë një unazë fejese prej katër milionë eurosh që ia kishte dhënë ish-bashkëshorti i saj Kanye West.