Kim Kardashian mahnitëse në Met Gala, vishet me 50,000 perla (FOTO LAJM)

Në mbrëmjen e Met Gala 2023, më të njohurit e botës, u inkurajuan të vishen “për nder të Karl” Lagerfeld.

Në tapetin e kuq kishte plot ngjyra bardh e zi, harqe dhe perla.

Kim Kardashian shkoi all-in për këtë të fundit.

Ylli u zbukurua me 50,000 perla të ujërave të ëmbla, duke i bërë homazh perlës që Lagerfeld përdorte shpesh në punën e tij.

Me kalimin e viteve, dukjet e Kardashian në Met Gala kanë qenë disa nga momentet më të diskutuara të modës në tapetin e kuq.

 


Shtuar 2.05.2023 14:02