Kiara Tito zbulon detaje të reja nga filmi i ri me Luizin

Këtë të hënë, e ftuar në studion e “Wake Up”, ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito, që këtë sezon e shohim edhe në “Big Brother Fan Club”.

Si po e përjeton ajo këtë rol të ri, si e sheh edicionin e pestë të “Big Brother VIP” dhe a ka ajo ndonjë banor të preferuar?

Çfarë mund të na thuash për filmin e ri “Loja e fundit”, ku personazhet do të jenë Kiara Pipo dhe Luiz Bejlli?

Prej vitesh jemi Kiara dhe Luiz dhe do jetë më e thjeshtë për publikun, që të qëndrojmë tek emrat tanë por me mbiemra të tjerë. Nuk ka të bëjë me historinë tonë të dashurisë, por mesazhi është pak a shumë i njejti. Kemi dhe një detaj tjetër. Do të jetë dhe Heidi tek një pjesë. Do ta shohim si aktore, ka dalë shumë bukur, do shihni një anë tjetër të saj.

Si u bëtë bashkë ju të dyja?

Kiara: Ka ardhur gradualisht. Heidi ka qenë e ftuar në “Portokalli”. Ka qenë një gjë që lindi shumë natyrshëm. Ka ngjitur pozitiviteti, energjia. Nëse dikush ka energji të mirë, e dua afër vetes. Heidi nuk ka fare kunja. Shoh shumë nga vetja ime tek Heidi.

Heidi: Nuk ka fare negativitet. Më pëlqen ajo qetësia.

Filmi del në shkurt, pse kjo zgjedhje?

Kemi dashur shumë ta nxjerrim në shkurt. Nuk ka gjë më të bukur që të kalosh muajin e dashurisë në kinema për të ndjekur një histori dashurie nga dy personazhe që i njeh publiku./TAR


Shtuar 5.01.2026 11:35

Tags: , ,