Një nga çiftet më të dashur të momentit padiskutim që janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Dyshja kanë fituar pëlqimin e fansave dhe padyshim që gjithçka që ata bëjnë përbën lajm në rrjet. Epo dhe rasti i fundit është bërë viral, teksa në një video të publikuar së fundmi nga dyshja, Kiara shfaqet me një fustan të gjerë, që ka nxitur dyshimin e fansave për një shtatzani të mundshme.
Kiara ka postuar një foto nga ‘look-u’ i saj nga “Fan Club DWTS”, ku është edhe moderatore. Ama ajo çfarë të gjithë kanë vënë re është se Kiara nuk ka vendosur në gisht unazën e martesës dhe kjo nuk i ka shpëtuar ndjekësve, por as Luizit.
E para se të nisin aludimet se çifit është ndarë, Luizi ka qenë ai që ka komentuar duke paraprirë të gjitha thashethemet që mund të qarkullonin.
A ju kam thënë që nuk janë bashkë. Ku i ka unazat?