Kiara dhe Luizi së shpejti me një projekt të ri, ja çfarë po planifikon çifti i njohur

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Kiara Tito, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa rrëfime personale mbi jetën, karrierën dhe planet që po vijnë në horizont.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, surprizoi me një lajm të ri, duke zbuluar se së bashku me bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin, janë në hapat e parë të një projekti filmi që pritet të realizohet shumë shpejt.

“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë, është hera e parë që e them. Ai e ka thënë pak edhe në Story megjithatë nuk kishte asgjë konkrete.

Tani është momenti që ne jemi në fillimet tona, sepse filmi normalisht që do shumë kohë që të dalë, por ky është një projekt që ne kemi dëshirë që ta bëjmë sa më shpejt. Në vazhdimësi do t’i mbledhim të gjitha detajet”, u shpreh Kiara.

Kur u pyet nëse filmi do të ishte një komedi apo një rrëfim mbi historinë e dashurisë së tyre, ajo nuk ngurroi të jepte një përgjigje të ëmbël:

“Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda, ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri”,- tha Kiara.


Shtuar 21.05.2025 11:18

Tags: , ,