Kevin dhe Ana Ejupi forcojnë lidhjen, marrin hapin e rëndësishëm pas ‘BBVK’

Pas përfundimit të BBVK3, dyshja Ana dhe Kevin Ejupi po e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Çifti ka ndarë momente të rëndësishme me ndjekësit, duke treguar se marrëdhënia e tyre po forcohet edhe jashtë kamerave.

Në një postim në Instastory, Kevini ndau një foto nga takimi me familjen e Anës, duke shoqëruar imazhin me fjalët: “Shumë bukur familja Ejupi, faleminderit, respekt.”

Ky moment shënon një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhënien e çiftit, sidomos duke pasur parasysh se fillimisht prindërit e Anës nuk e mbështesnin lidhjen e saj me Kevin. Tani duket se gjithçka është qetësuar dhe familjet po e pranojnë hapin e tyre të ri.

Ana dhe Kevini vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, ndërsa ndjekësit e BBVK3 i mbështesin në rrugëtimin e tyre jashtë reality show-t.


Shtuar 18.12.2024 19:52

Tags: ,