Fituesja e “Miss Globe Bjellorusia”, Ekaterina, e cila këtë sezon është pjesë e rubrikës “She’s on Top”, ishte e ftuar në “Trotuar” në për të folur për temën “Rinia e sotme: “degjenerim” apo emancipim?”.
Ajo tha se kur ka ardhur për herë të parë në Shqipëri është shokuar paksa, pasi sipas saj, këtu njerëzit janë pak parazitë dhe rrinë shumë në kafe, nuk duan punë.
“Në Bjellorusi njerëzit vdesin për punë. Punë, punë, punë dhe ka vetëm 1 ditë për pushim ose maksimumi 2 ditë. Këtu janë parazitë dhe është një problem shumë i madh. Jo vetëm të rinjtë, por edhe të rriturit”, tha ajo.
Ekaterina nuk është emër i panjohur pasi mbi dy vite më parë ajo u bë pjesë e portaleve si e dashura bjelloruse e gazetarit të njohur, Klinton Zeqirajt.
Klinton Zeqiraj, gazetari i emisionit “Stop”, prej kohësh është në një lidhje me Ekaterinën, me të cilën u njoh në Sarandë.
Ata tashmë po jetojnë një histori të bukur dashurie në Tiranë, që kur bukuroshja bjelloruse u shpërngul në Shqipëri, dhe po bashkëjeton me njeriun e saj të zemrës.
Veç marrëdhënies së tyre shumë të mirë, spikat edhe ajo e mamasë të Klintonit me nusen. Ato ndajnë vazhdimisht momente shumë të bukura nga marrëdhënia e tyre edhe me ndjekësit në Instagram, dhe videot e tyre janë bërë virale.