‘Kërkoja vend ku të futesha’/Çiljeta rrëfen ëndrrën e keqe me djalin e saj

Çiljeta tashmë është bërë pjesë e formatit ‘Ferma VIP’.

Teksa bisedonte me fermerët, Çiljeta ka rrëfyer një ëndërr të keqe që ka parë me djalin e saj, Fernandon.

“Udhëtoja natën. Fernando ishte ulur përpara fare tek shoferi. Autobusi ishte plot me njerëz. Udhëtoja dhe ishte errësirë dhe unë shikoja vetëm yjet lart. E më pas shikoj dy dallgë deti, që ishin larg, jo afër autobusit. Aty jam çuar dhe kam bërtitur: Fernandoo! Edhe sikur e mora djalin e futa nën gjoks. Dhe mbaj mend që kam dalë nga autobusi dhe doja të gjeja vend ku të futesha.”- është shprehur Çiljeta.

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

 


Shtuar 10.04.2024 20:29