Kërcënohet ish-banorja e Big Brother Vip, avokati: Institucionet duhet të ndërhyjnë, shantazhi e ofendimet duhet të ndëshkohen

Shantazhimi, denigrimi nëpërmjet rrjeteve sociale është kthyer në një shqetësim serioz për njerëzit e thjeshtë, por edhe për figurat publike.

Një rast i fundit i bërë publik ishte ai i Beniada Nishanit, ish-banore e Big Brother Vip, e cila në rrjetet sociale vendosi që personin që e kërcënonte online, ta publikonte me emër dhe figurë. Kështu ajo u dha një mesazh edhe të gjitha vajzave dhe grave që bien pre e kërcënimeve apo denigrimit online, që të mos heshtin, por t’i denoncojnë.

Kjo ishte tema e cila u diskutua këtë të premte në Wake Up, ku i ftuar ishte dhe avokati Alban Duraj.

Për këtë temë ai u shpreh ndër të tjera se ka shtim të këtyre rasteve për shkak dhe të zhvillimit të teknologjisë.

“Ne na lind detyra që të krijojmë mundësitë që këto raste të minimizohen”, tha ai duke bërë thirrje edhe institucioneve që të reagojnë në kohë dhe ata të cilët kryejnë këto sulme, të dënohen.


Shtuar 22.03.2024 11:41