Këngëtarja harron biznesmenin Fisnik Syla, Fjolla Morina gjen dashurinë e jetës dhe surprizon ndjekësit me foton e fundit

Këngëtarja Fjolla Morina i ka habitur të gjithë. Në rrjete sociale këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet në krahët e një djali, mesa duket i dashuri i ri i saj.

Kujtojmë se këngëtarja, e njohur për hitin “Trileçe” me këngëtarin Elinel, u nda nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Fisnik Syla pak vite më parë.

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla organizuan para disa vitesh një dasëm luksoze në Maldive, ndërsa të dy u arrestuan në Pikën Kufitare të Morinës pasi u kapën me armë në automjet.

Mesa duket, tashmë këngëtarja i ka kaluar të gjitha situatat e trazuara në jetën e saj dhe shpirti i ka gjetur paqe krah djalit të ri.


Shtuar 4.11.2025 23:31