Këngëtarja e njohur, Ismajli pjesë e BBVK?

Pas një kohe të gjatë në heshtje, këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili duket se po rikthehet sërish në vëmendjen e publikut.

Prej ditësh në rrjet po qarkullojnë thashetheme se ajo mund të jetë një nga banoret e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, i cili pritet të nisë së shpejti.

Sipas burimeve të “Kosovarja”, emri i Zanfina Ismailit po përmendet gjithnjë e më shumë në listën e personazheve të njohura që mund t’i bashkohen spektaklit.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë këngëtarja apo produksioni i emisionit.

Zanfina, e cila për vite me radhë ka qenë një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, njihet për stilin e saj të veçantë, zërin karakteristik dhe karizmën që e ka bërë të pëlqehet nga publiku që në fillimet e karrierës.

Ajo ka qenë gjithmonë një figurë e admiruar, jo vetëm për talentin, por edhe për mënyrën elegante me të cilën ka ruajtur jetën e saj private.

Nëse këto zëra rezultojnë të vërtetë, pjesëmarrja e saj në “Big Brother VIP Kosova” do të ishte një prej rikthimeve më të bujshme të vitit, duke e vendosur sërish Zanfinen në qendër të vëmendjes mediatike.

Mbetet te shihet nese ajo do jete pjese e BBVK!


Shtuar 25.10.2025 21:15