Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të dytë

Këngëtari i njohur Besnik Qaka është bërë baba për herë të dytë.

Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan se në jetë ka ardhur gëzimi i tyre i dytë.

Këngëtari ka zbuluar edhe emrin e djalit, të cilin e kanë quajtur Jan.

“Sot më datë 09/09/21 erdhi në jetë gëzimi im i dytë, Jan Qaka”, shkruan ai.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Besnik Qaka (NRG Band) (@besnik_qaka)

Kujtojmë se Besniku dhe bashkëshortja e tij Lolita janë prindër të një vazje./albeu.com


Shtuar 9.09.2021 17:50