“Kemi jetuar të dy në Kombinat”, Erion Braçe ka një mesazh pas deklarateve të Flor Mumajesit: Thjesht duartrokiteni (VIDEO)

Flori Mumajesi ka marrë ditët e fundit qendrën e vëmendjen në media e rrjete sociale. Artisti ka ndarë prej disa ditësh gjendjen e tij emocionale me ndjekësit, duke bërë shumë prej fansave të tij të shqetësohen për kantautorin.

Erjon Braçe i ka dedikuar postimin e mbrëmjes së djeshme, duke kujtuar se si ata të dy janë çuna Kombinati dhe fton ndjekësit që ta dëgjojnë Florin, ta mbështesin, sepse jo të gjithë lindin e janë mes nesh si frymëzues, siç është Flori Mumajesi me repertorin e tij të gjatë.

Statusi i Braçes, i cili ka postuar edhe një prej këngëve hit të Florit, Thjesht të du:

Mezi e gjeta këtë këngë!

Shikoni!

Ka njerëz që kanë lindur të rrinë kot, hiç, kot.

Për vete, por edhe për të tjerët, shoqërinë!

Por ka të tjerë që kanë lindur të jetojnë, frymëzojnë. Të jetojnë vetë, të frymëzojnë një, dy, më shumë. Ju ndryshon ditën, dita ju ndryshon jetën, ndodh.

Të jetosh duke frymëzuar është më e mira që mund të ndodhë.

Flori Mumajesi ka lindur për këtë.

Të ndjejë, të krijojë, të shkruajë poezi e melodi, të recitojë e këndojë me zë e me shpirt, të gëzojë e frymëzojë, t’i shpërndajë të dyja, t’i dërgojë tek çdokush!

Të jetosh është edhe të ndjesh zhgënjim, gëzim, trishtim, hare, dhimbje, zgjim, dëshpërim, ringritje.

Të qeshësh e qash, të krijosh, shkruash, flasësh, këndosh përsëri!

Jo si detyrim ndaj kujt, thjesht të jetosh!

Si dallga, energjia e saj, zëri i saj!

Flori dhe unë kemi jetuar në Kombinat, jetuar.

Ajo lagje jetonte!

Nëse ka diçka që na dallon, të gjithëve që jetuam aty, ajo ka të bëjë me një fakt: Nuk dorëzohemi! Jetojmë! Edhe për të tjerët!

Tani thjesht dëgjojeni dhe duartrokiteni!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)