Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një përgjigje të sinqertë dhe plot emocione.
Gjatë një sesioni “Ask me a question” në Instagram, një ndjekës e pyeti nëse ajo dhe partneri i saj, Big Basta, po mendojnë për një fëmijë të dytë.
“Si fillim, gëzuar festat! A keni menduar për fëmijë të dytë?”, ishte pyetja që iu drejtua këngëtares.
Në përgjigjen e saj, Vesa zbuloi se kjo dëshirë i ka shoqëruar prej vitesh, duke shkruar:
“Kemi 9 vite që e mendojmë, dhe në fund na është mbushur mendja për një motër a vëlla për Lianin.”
Megjithatë, ajo theksoi se koha nuk është gjithmonë në anën e tyre, duke shtuar se shpreson që fati t’i buzëqeshë, pavarësisht moshës që, sipas saj “nuk është shumë në favor”.
Deklarata e Vesës u prit me shumë reagime pozitive nga fansat, të cilët vlerësuan sinqeritetin dhe emocionin e saj.

