Katy Perry dhe Justin Trudeau fotografohen së bashku për herë të parë, këngëtarja me trëndafila të kuq në duar

Pas muajsh spekulimesh rreth marrëdhënies së tyre, Katy Perry dhe Justin Trudeau, bënë paraqitjen e tyre të parë publike së bashku. Çifti mori pjesë në një shfaqje kabareje në ‘Crazy Horse’ në Paris për të festuar ditëlindjen e 41-të të këngëtares.

Në fotot e publikuara, Perry mbante veshur një fustan të kuq tërheqës, ndërsa Trudeau ishte veshur me një kostum të zi.

Spekulimet rreth romancës së tyre filluan këtë verë, kur Perry dhe Trudeau u panë së bashku në Montreal të Kanadasë. Në atë kohë, Perry i kishte dhënë fund fejesës së saj me Orlando Bloom, ndërsa Trudeau ishte divorcuar nga gruaja e tij, Sophie Gregoire, pas 18 vitesh martesë.


Shtuar 26.10.2025 20:56