Kate kërkon falje për foton e ndarë Ditën e Nënës!

Princesha e Uellsit ka reaguar duke kërkuar falje për çdo konfuzion të shkaktuar nga fotografia e saj e Ditës së Nënës, pasi pesë agjenci fotografish tërhoqën imazhin, si fotoshop. Catherine, në një deklaratë të postuar në mediat sociale të Pallatit Kensington, tha:

“Ashtu si shumë fotografë amatorë, unë herë pas here eksperimentoj me editimin”.

Imazhi, i marrë nga Princi i Uellsit, ishte i pari i Catherine që u publikua që nga operacioni i saj në janar.

PA, Getty Images, AFP, Reuters dhe Associated Press e hoqën imazhin. Në deklaratën e saj në X, Catherine thekson: Doja të shprehja falje për çdo konfuzion që shkaktoi fotografia familjare që shpërndamë dje. Shpresoj që të gjithë ata që festojnë ta kenë një festë shumë të lumtur të Nënës”.

Në foto shihet princesha e ulur, e rrethuar nga Princesha Charlotte, Princi Louis dhe Princi George. Kjo ishte fotoja e parë zyrtare e Princeshës së Uellsit që nga operacioni i saj në bark dy muaj më parë. Që atëherë ajo ka qëndruar larg syrit të publikut. Imazhi u postua në llogaritë e mediave sociale të Princit dhe Princeshës së Uellsit me një mesazh nga Catherine ku thuhej: “Faleminderit për urimet tuaja të mira dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë dy muajve të fundit.


Shtuar 11.03.2024 14:01