Kastro Zizo emocionohet në skenë, surprizohet nga i biri 3-vjeçar (VIDEO)

Artisti i njohur Kastro Zizo prej javësh po sfidon veten edhe në kërcim duke konkurruar në spektaklin e kërcimit “Dance Albania”. Gjatë mbrëmjes së kësaj të hëne ai u emocionua teksa djali i tij i vogël erdhi si një surprizë e bukur për të.

Teksa u pyet se surprizë e bukur po e priste dhe iu kërkua të thoshte se kush mendonte se ishte, Kastro tha, “Shpresoj të gjithë ata që më kanë lekë pa më dhënë…”, pasi nuk e priste që surpriza të ishte më e bukur se kaq. Djali i vogël i Kastros Dante hyri me lule në dorë për babin e tij, duke emocionuar të gjithë teleshikuesit teksa kërceu me babain e tij në skenë.

Pas kërcimit shumë të bukur të Dantes me Kastron ai dha edhe pikët për babain e tij dhe sigurisht e vlerësoi me 10 pikë. Dante kishte ardhur në program së bashku me nënën e tij, e cila nuk pranoi të dilte në skenë, por që Kastro nuk ngurroi t’i shprehte dashurinë duke i thënë se ajo ka patur rol shumë të rëndësishëm të “Kastroja i ri”.

“Është një nga motivacionet e jetës dhe te ky Kastro i ri ajo ka një rol shumë të rëndësishëm. Zemër të dua shumë!”, u shpreh ai, duke i dhënë një mesazh shumë të bukur partneres së tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

Shtuar 15.11.2022 14:17