Categories: showbiz

Kapet “mat” me të dashurin, pamja e Bebe Rexhës merr gjithë vëmendjen

Para disa ditësh Bebe Rexha publikoi një vdieo në rrjete sociale, që i bëri të gjithë fansat e saj të reflektonin. Këngëtarja shfaqej në video pa asnjë filtër apo make up në fytyrë, diçka që shumë persona të tjerë nuk do guxonin ta bënin. Bebe nuk nguroi të tregonte rrathët e zinj poshtë syve, format e vërteta trupore apo strijat.

“Jam shumë e lodhur nga photoshopi”, shkroi Bebe, duke i ftuar kështu ndjekësit e saj që të heqin dorë nga filtrat në rrjete sociale dhe t’i afrohen më shumë jetës reale.

Të lidhura

None found

Mirëpo nëse ndokush do të mendonte se Bebe e bëri këtë vetëm për të fituar pak vëmendje, gabohet! “Daily Mail” ka publikuar së fundmi disa foto paparaci të artistes, që është “kapur mat” duke shëtitur pranë bregdetit me të dashurin e saj, Keyan Safyari. Ata të dy kanë përfituar nga moti i ngrohtë dhe kanë dalë bashkë me biçikleta për shëtitje. Ajo që ju ka tërhequr vëmendjen të gjithëve ishte pamja e Bebes. Këngëtarja dukej po njësoj, shumë e thjeshtë, pa pikë grimi në fytyrë.

Kujtojmë se Bebe Rexha ka thuajse një vit që po jeton një histori të bukur dashurie me Safyari. Ajo ka treguar më herët se partneri i saj e mbështet shumë duke qenë se vjen nga industria e argëtimit njësoj si ajo.

“Ai është shumë i ëmbël dhe më mbështet, ai është thjesht i mrekullueshëm. Ai është në industrinë e argëtimit, por është në anën tjetër të saj, kështu që ai e kupton. Ai është atje në çdo moment për mua. Por nuk dua që fansat e mi të dinë shumë për këtë gjë, sepse unë jam nga ata persona që nuk dua të njihem për lidhjet e mia, por për artin tim. Por mendoj se kam gjetur vërtetë dikë që është shumë special dhe më bën të lumtur. Kështu që ndihem shumë me fat. Dhe ai është me fat- ai është më me fat“, është shprehur Bebe.

të fundit

From Berlin, Mickoski warns of a difficult winter for North Macedonia and Europe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

1 minute ago

Coronavirus returns in North Macedonia as flu spreads rapidly

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

2 minutes ago

Chaos at Skopje’s “8 Shtatori” hospital: fire on seventh floor, patients evacuated

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

2 minutes ago

Nga Berlini, Mickoski paralajmëron dimër të vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Evropën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

19 minutes ago

Rikthehet koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ndërsa gripi përhapet me ritëm të shpejtë

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

19 minutes ago

Kaos në spitalin “8 Shtatori” të Shkupit: Zjarr në katin e shtatë, pacientët evakuohen

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

19 minutes ago