Kanye West thuhet se e ka ndaluar gruan e tij Bianca Sensori të përdorë rrjetet sociale. Sipas burimeve pranë çiftit që kanë folur për DailyMail, reperi nuk e lejon të ndërveprojë me të tjerët në rrjetet sociale, për “të mirën e saj”.
“Bianca ka qenë gjithmonë në rrjetet sociale dhe aktive në to, derisa u martua me Kanye. Ai nuk dëshiron të ketë rrjete sociale, sepse mendon se do të lëndohet nëse lexon gjithë këto komente të këqija që bëjnë njerëzit ”, tha një burim nga ambienti i tyre.
Ai më pas shtoi: “Ai e bindi atë që tani që ajo është një yll, ajo duhet të mbetet një mister për ata që e rrethojnë. Pra të ketë një formë tjetër kontrolli mbi publikun”.
Miqtë e 27-vjeçares duket se janë të shqetësuar për të ardhmen e saj me reperin, pasi ai e mban nën kontroll marrëdhënien e tyre, por edhe se si do t’i shfaqet botës gruaja e tij. Ai publikon edhe foto zbuluese të saj në llogarinë e tij në Instagram, ndërsa zgjedh se çfarë do të veshë Bianca në paraqitjet e saj.
“Ai e tregon atë të zhveshur për llogarinë e tij, në mënyrë që të mund të kontrollojë narrativën e saj. Është shqetësuese dhe duke e shkëputur atë nga bota, e bën atë gjithnjë e më të izoluar. Bianca e ‘fuqishme’ që dikur e njihnim është ‘zhdukur’”, thotë burimi.
Së fundi, ai shtoi: “Ajo vesh çfarë të dojë Kanye, shkon ku të dojë Kanye dhe bën çfarë të dojë Kanye, sepse ajo me të vërtetë nuk ka zgjidhje. Ajo u kthye nga një stiliste e njohur në të qenit gruaja e tij, e cila për fat të keq nuk është një pozicion i paguar. Ajo është e bllokuar nga çdo gjë”, vazhdoi burimi.