Kanye West është larguar nga SHBA për në Japoni pas një serie postimesh shpërthyese në Twitter, ku sulmoi ish-bashkëshorten Kim Kardashian për bashkëprindërimin e vajzës së tyre, North.
Reperi 47-vjeçar vendosi të distancohet nga drama, duke kërkuar qetësi në Tokio, një vend që e përshkruan si “tërësisht i shkëputur dhe paqësor”.
Burime pranë West thanë se ai është në një gjendje të paqëndrueshme kur ndodhet në Los Angeles, por ndihet më i qetë në Japoni, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, gruaja e tij, Bianca Censori, nuk është parë me të kohët e fundit, duke nxitur spekulime mbi marrëdhënien e tyre.
West ndezi një luftë të re me Kim Kardashian pas planeve për një bashkëpunim muzikor midis vajzës së tyre, North, dhe reperit Playboi Carti.
Ai kundërshtoi ashpër këtë projekt, duke akuzuar Kim për mbajtjen e kontrollit mbi fëmijët e tyre.
Në një postim, ai deklaroi se “burri ka fjalën e parë dhe të fundit mbi fëmijët e tij”, duke e thelluar më tej konfliktin mes tyre.
Reperi gjithashtu shkaktoi polemika me sulmet e tij ndaj familjes së Jay-Z dhe Beyonce, duke marrë reagime të ashpra, përfshirë një koment nga babai i Beyonce, Matthew Knowles, i cili tha se Kanye “ka nevojë për ndihmë”.
Në mes të gjithë kësaj drame, West e ka pozicionuar veten si një zë për “të pazërit”, duke pretenduar se thotë gjëra që të tjerët kanë frikë t’i thonë.
Megjithatë, komentet e tij vazhdojnë të shkaktojnë ndasi dhe polemika, si në industrinë e muzikës ashtu edhe në jetën e tij personale.