Gjatë një interviste vëllai i Elvis Myrtës, ka rrëfyer shumë gjëra interesante mbi konkurentin e bbv3.
Ai tha se për problemet me shëndetin e babait është marrë më shumë Elvisi, për shkak dhe të punëve dhe orareve të tyre.
Vëllai i Elvisit ka shtuar duke treguar se ai është një tip ‘alegro’, por që do ia tërheqë veshin jashtë kur të dalë, sepse nuk i la asnjë porosi kur u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
I pyetur edhe për jetën private, vëllai i Elvisit tregoi se tashmë ai ka disa kërkesa jashtë shtëpisë.
“Për gruan, ka disa kërkesa jashtë se tani kanë filluar t’i trokasin në derë”, u shpreh ai.