Kanceri i mori jetën, Louis Vuitton i shkruan emrin në qiell dhe i ngre statujë në tokë stilistit (VIDEO)

Mbi këtë Tokë, në botën e modës, mes nesh…Virgil sas here! Kështu quhej sfilita që Louis Vuitton organizoi më 30 nëntor. Pas homazheve në Fashionë Awards 2021 dhe dedikimeve të shumta në rrjetet sociale, kujtimi i Virgil Abloh u nderua sërish me sfilatën më të fundit që shtëpia franceze e modës mbajti në Miami ‘in memoriam’.

Lajmi trishtuar i vdekjes së Virgil Abloh, ish-drejtuesit kreativ të koleksioneve për meshkuj të Louis Vuitton dhe themeluesi i Off-Ëhite, ka ngjallur shumë trishtim sepse zbuloi të vërtetën e dy viteve më parë.

Ai deklaroi se do të hiqte dorë për ca kohë nga moda sepse po përballej me mbingarkesën nga stresi në punë, vendim që u pasua me shumë kundërshtime…Por në të vërtetë ai kishte filluar betejën me kancerin, që e mbajti një sekret të plotë për dy vite.

Dhe Louiss Vuitton e nderoi kujtimin e Virgil Abloh me sfilatën më të fundit të modës, të të koleksionit për meshkuj Pranverë Verë 2022 (i prezantuar qershorin e kaluar).

Një statujë u ngrit në kohë rekord për vetëm dy ditë dhe dronët në qiell shkruanin ‘Virgil was here’…’Virgil ishte këtu’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Louis Vuitton (@louisvuitton)


Shtuar 1.12.2021 12:32