Rudina Dembacaj ka zbuluar se kur ishte 16 vjeç ka pajtuar nga gjakmarrja 4 familje. Gjatë intervistës me Rozana Radin, në “Një gote me Rose”, Rudina tregoi se kur ishte e vogël u inspirua nga i ati për të mësuar më shumë rreth Kanunit.
Pjesë nga rrëfimi:
Të lidhura
None found
“Unë kam qenë shumë natyrë diplomate. Asokohe babi im fliste shumë për Kanunin, nuk ma dha ta lexoja në mënyrë shabllone por ma interpretoj dhe unë kam qenë shumë e interesuar të di çdo gjë për origjinën time që është Kelmendi, për ligjet e Kanunit, se cilat ishin të drejta sipas tim ati e se cilat jo. Im atë ishte një diplomat nga Malësia, nuk më kufizoi asnjëherë të isha vetja as mua as motrën time. Një porosi e tij ishte: mos e rrej veten kurrë.
Duke qenë kaq e përfshirë, me origjinën time, unë kisha marrë një lloj frymëzimi që këto familje që ishin në gjak duhet të pajtoheshin. Unë i mbaj mend shumë pak si emra, madje motra më ka detyruar të gjej dokumenta nga ajo kohë, se unë nuk i kam të dokumentuara, e dua ti gjej”.- ka thënë Rudina.
Më tej ajo ka treguar se ka dëshirë ti takojë këto familje.
”Unë e kam ndjerë asaj kohe, e jam shumë krenare për këtë pjesë të jetës pavarësisht se nuk më ka rastisur të flas. Dua ti takoj, jam shumë kurioze të di si ka vazhduar jeta e tyre”
