Pavarësisht lutjeve të Kanye West, Kim Kardashian nuk do të kthehet më me të. Në dokumentet e gjykatës, Kim është shprehur se asnjë përpjekje për këshillim apo pajtim nuk do të jetë në gjendje të riparojë martesën e saj me reperin, raporton Page Six.
“Dallimet e papajtueshme kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të ekzistojnë midis nesh, të cilat kanë bërë që martesa jonë të prishet në mënyrë të pakthyeshme. Asnjë përpjekje për këshillim apo pajtim nuk do të ketë asnjë vlerë në këtë moment“, ka thënë 41-vjeçarja.
None found
Ajo thotë se të dy meritojnë një mundësi për të rinisur një jetë të re. “Prandaj, dua që kërkesa ime për ndarje dhe përfundimin e statusit tonë martesor të plotësohet.”, thuhet në dokumente. Kim pohon gjithashtu se martesa me reperin “nuk është më e qëndrueshme”.
Page Six raporton se Kim dorëzoi dokumentet pasi ishte ndjerë e turpëruar kur reperi iu lut gjatë një koncerti që të riktheheshin. “Ajo mendon se është e çuditshme që Kanye vazhdon të thotë se e dëshiron atë, por gjatë gjithë kohës ai ka modelen në shtëpinë e tij në Malibu.”, tha një burim.
Kujtojmë që Kanye u përfol se ishte në një lidhje me një modele 22-vjeçare të quajtur Vinetria. Ndërkohë, Kardashian ka nisur një romancë me Pete Davidson.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është ndaluar një person për 48 orë, në kuadër të hetimeve…
Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, është dërguar në spital pasi është rrëzuar pas një seance stërvitore, kanë raportuar mediat…
Ka përfunduar restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në fshatin Bellobrad të Dragashit, ka njoftuar ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci. “Dy…
Policia e Kosovës, në partneritet dhe me përkrahjen e misionit të OSBE-së në Kosovë, ka organizuar tryeza diskutimi me moton…
Është shtuar numri i qytetarëve të mbledhur përballë Kryeministrisë, ndërsa situata paraqitet e qetë, pa incidente apo përplasje me policinë.…
Gazetarja bullgare Sonya Koltuklieva ndodhet në spital, pasi u rrëzua përtokë nga një oficer i Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes (NSO)…