“Kam gjithë jetën që mbaj një sekret”, Rezarta Shkurta ndan papritur me ndjekësit “të vërtetën” (VIDEO)

Rezarta shkurta, e cila vazhdon të identifikohet për publkun shqiptar si këngëtare edhe pse prej shum vitesh ka hequr dorë, ka ndarë disa orë më parë në Instagramin e saj një video ku pretendon se po tregon një sekret që e ka mbajtur prej vitesh. Emrin e saj të vërtetë.

“Kam gjithë jetën që mbaj një sekret dhe më në fund e ndjej se ka ardhur momenti ta ndaj me ju. Unë nuk quhen Rezarta, emri im i vërtetë është Natasha from Russia”.


Por shumë shpejt, këngëtarja ka sqaruar ndjekësit që e kanë besuar vërtetë këtë video të Rezartës me efekte filmi.

“Pjesa më qesharake është që shumica e kanë besuar. Qetësohuni njerëz, nuk quhem vërtetë Natasha! Ishte një shaka frymëzuar nga lajmet e sotme për spiunët Rusë në Shqipëri”, ka shrkuar Rezarta Shkurta./albeu.com/