“Kam gjetur forcë tek gratë…./Vajza e De Niro zbulon identitetin transgjinor

Airyn, vajza e aktorit të njohur Robert De Niro dhe modeles Toukie Smith, ka ndarë me publikun një rrëfim të ndjerë për rrugëtimin e saj si një grua transgjinore. Në një intervistë për revistën “Them”, 29-vjeçarja tregon se tranzicioni i saj është thellësisht i lidhur me ndikimin pozitiv që gratë me ngjyrë kanë pasur në jetën e saj:

“Ndërsa kam përqafuar identitetin tim, kam ndjerë një lidhje më të fortë me gratë me ngjyrë. Kjo më ka dhënë forcë dhe krenari.”

Airyn nisi terapinë hormonale në nëntor të vitit 2024, duke e quajtur veten një “lulëzim i vonuar”. Ajo thekson se rrëfimet e grave të tjera transgjinore e kanë ndihmuar të kuptojë se nuk ka asnjë kufi kohor për të ndjekur të vërtetën e vet:

“Ishte çliruese të kuptoja se nuk ishte shumë vonë për të filluar.”

Sa i përket familjes, Airyn tregon se ata e kanë mbështetur që prej kohës kur ajo u shpreh si gei në gjimnaz. Megjithatë, ajo pranon se ka një frikë të brendshme që do ta shohin ende përmes identitetit të saj të mëparshëm. Një tjetër sfidë për të ka qenë përmasat trupore. Në një familje me fizik më të imët, ajo shpesh ndiente se askush nuk mund të kuptonte trupin apo përvojën e saj:

“Kam qenë gjithmonë më e trupmadhe se pjesa tjetër e familjes. Ishte si të jetoja në një trup që askush përreth s’e njihte.”


Shtuar 30.04.2025 17:45

Tags: ,