Ka “turbulenca” në martesën e saj? Rudina Dembacaj zbulon publikisht bisedat me Mark Frrokun (VIDEO)

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ka folur në lidhje me marrëdhënien që ka me bashkëshortin e saj, Mark Frrokun, duke zbuluar edhe mesazhet e fundit që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin.

Ajo ishte e ftuar në një intervistë pas premierës së filmit të saj “Dshuri dhe Turbulenca.” Duke marrë shkas nga titulli i filmit, ajo u pyet nëse në dashurnë e saj me Mark Frrokun ka turbulenca.

Dembacaj u shpreh se në dashurinë e saj ka turbulenca “të lehta” dhe se është shumë e lumtur që diskutimet e saj dhe Frrokut shkojnë vetëm në debate. Por, ajo ka zbuluar edhe bisedën e fundit që ka zhvilluar me partnerin e saj. Ajo tregoi një mënyrë se siia shpreh dashurinë ish-deputetit.

“Patjetër që ka turbulenca, turbulenca shumë të lehta do thoja. Dhe jam shumë e lumtur për këtë dhe shumë krenare, sepse diskutimet ton shkojnë maksimumi në debate. Në fillimet tona… të lexoj çfarë i kam thën sot Markut. Unë gjatë gjithë kohës bëj shumë shaka me Markun sepse dua ta kujtoj gjatë ditës, por nuk e besdis ndonjëherë, as ai mua, me këtë “alo ça po bën”. Më duken shumë klishe. Dhe për t’i thënë në një farë mënyre tjetër që e dua i thashë: “Zemër ka raste që mendoj se nuk do të të lë asnjëherë dhe frikësohem. Se sikur po më ndryshon karakteri.”

“Hahaha”-thotë, “Po si i ke këto medime zemër. Ti vetëm me mua se s’ka si bëhet ndryshe”, tregoi ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV ORA (@rtvora)