Mbrëmjen e djeshme, Brikena dhe Rogerti kanë zhvilluar një bisedë të qetë në dhomën e gjumit, ku kanë diskutuar hapur për dinamikat e lojës dhe raportet brenda shtëpisë.
Gjatë bisedës, Brikena u ndal te marrëdhënia e saj me Mateon, duke theksuar se mes tyre po zhvillohet një njohje dhe se e pëlqen të kalojë kohë me të.
Nga ana tjetër, Rogerti u shpreh se loja e Mateos ka rënë, por Brikena nuk ishte dakord me këtë vlerësim.
Rogerti i tha banores se duhet me e nda nëse do luajnë bashkë apo vetëm, Brikena u shpreh se “është vetëm në lojë dhe ka lojën e saj.”
Pjesë nga biseda:
Rogerti: Ka rënë loja e Mateos
Brikena: Jo nuk besoj
Rogerti: Loja jote është ngritur. Kjo pra është diferenca që duhet me e nda, a do luani bashkë si ortakë, të respektoni njëri-tjetrin dhe të vazhdoni betejat siç keni vazhduar, se jeni përfshirë në dinamikat e shtëpisë.
Brikena: Raporti im me Mateon nuk ka të bëjë me lojën
Rogerti: Ndikon moj motër
Brikena: Mund të ndikojë se ju e përmendi gjithë kohës, na sulmoni gjithë kohës. Por nuk ka të bëjë me lojën, janë dy gjëra të ndryshme. Unë këtu jam vetëm në lojë dhe e kam lojën time. Por raporti që kam me Mateon është një njohje që po zhvillohet, po e njoh si person, më pëlqen të rri me të. Këtu brenda unë nuk kam një person me fol, nuk kam.
Rogerti: Si nuk ke, ke Shëndritin, ke Mirin
Brikena: I vetmi person që flas lirshëm është Mateo
Rogerti: Kishe Juelën, nuk është e keqe
Brikena: Kisha, unë në asnjë moment nuk e kam sulmuar Juelën.
