Ka punuar me shumë moderatorë dhe aktorë të njohur, por kë zgjedh Gentian Zenelaj si “kolegun e tij të preferuar”

Aktori Gentian Zenelaj është prej vitesh tashmë pjesë e artit dhe e ekraneve shqiptare. E kemi parë në rolin e aktorit të humorit, më pas në atë të moderatorit, ku si rrjedhojë ka punuar me shumë emra të tjerë të njohur të botës së televizionit dhe spektaklit.

Mes shumë kolegëve, disa prej të cilëve janë edhe miq të tij, Gentit iu kërkua sot gjatë një interviste të veçojë njërin prej tyre me të cilin ka pasur më shumë kimi.

Gazetarja: Ke dhënë shumë shfaqje në skenë por ke punuar edhe me shumë të tjerë në televizion, me kë ke më shumë kimi?

Zenelaj u shpreh fillimisht se është një person që përpiqet të jetë pozitiv dhe të kalojë mirë me të gjithë, por si emër ai veçoi atë të Saimir Kodrës. Ky i fundit ka punuar prej disa vitesh tashmë me Gentian Zenelaj në emisionin “Stop.”

“Të them të drejtën, unë kam alkimi me të gjithë por përderisa kam kimi me Saimirin. Kam 8 vite, kemi alkimi shumë të mirë, Saimir është në linjën e vet, unë jam në linjën time. Pra jemi si uji me çokollatën për njëri-tjetrin. Unë kaloj mirë me njerëzit, përpiqem të jem pozitiv”, tregoi aktori.

Shtuar 20.09.2022 14:32