Ish-opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka dhënë disa komente për banorët në formatin në Shqipëri.
Në “Big Brother Radio”, ai ka folur për dinamikat në shtëpinë e famshme por bëri edhe një deklaratë të fortë.
Për gazetaren Valbona Mhilli, theksoi se është i sigurt që ka lënë një lidhje jashtë BBVA.
Valbona pas daljes nga ky reality shou në “Pardon My French” i është kundërpërgjigjur kësaj.
Ajo thotë me plot bindje se nuk ka marrëdhënie jashtë dhe nuk e ka lënë askënd.
“Mua më vjen shumë keq që Milaimi është zhgënjyer nga unë. Unë realisht kam një respekt shumë të madh edhe për Milaimin dhe bashkëshorten e tij. E di që jam vajzë veriore, parimet e mia. Unë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 jam futur dhe kam qenë pa një lidhje jashtë dhe nuk kam dikë jashtë. Mua nuk më pret dikush jashtë”, u shpreh ajo.
Tutje tha: “Kam pasur raportet e mia jashtë por kjo nuk do të thotë që, këto raporte janë përfunduar. Kështu që është e mira përpara se të bësh deklarata të prisje të shkoje në shtëpinë time, t’i pyesje nëse kam lidhje jashtë”.