showbiz

“Ka një kufi…”, Sonila Meço ka dy fjalë për situatën Sara-Ledri

Lajmet që kanë qarkulluar këtë periudhë për çiftin Sara Hoxha-Ledri Vula kanë marrë edhe vëmendjen e Sonila Meços. Pa i përmendur me emra ajo ka shkruar një status të gjatë për ta në Instagram ku shprehet:

“Prej ditësh më shfaqen ca lajme të pakonfirmuara, por të supozuara mbi situatën familjare të një çifti të njohur, prindër të një vajze të vogël. Dhe pavarësisht se kanë zgjedhur, që shumë aspekte të jetës së tyre private t’i publikojnë në rrjet, nuk duhet harruar assesi se llogaritë sociale nuk përcaktojnë as statusin social, as atë civil e aq më pak jetën e secilit.

Të lidhura

None found

Çfarë prodhon publikimi i pandalshëm i një dyshimi mbi një krizë në një familje personazhesh publikë? Ka dalë ndonjë kriter, rregull, detyrim, se martesa dhe prindërimi duhen konsumuar në rrjete sociale, që të konsiderohen të vlefshme nga publiku për çiftet? Mundet për Kardashianët, që edhe gjumin e njoftojnë në instagram para se t’i thonë “avitu”. Ka të tjerë, që as dasma me daulle e as për “inat” të fisit nuk kanë bërë, familja ndodh pavarësisht thashethemeve, rrjetit, ndjekësve e portaleve. Dhe për ata që e mendojnë ndryshe (pra lexuesit e shenjave të rrjetit si lexuesit e filxhanit dikur), duhet kuptuar se ka një kufi njerëzor e jo teknologjik për të “përgojuar” publikisht situatën në një familje.

Sidomos kur në mes është një fëmijë. Në një vend kaq të vogël, me një shoqëri të rënduar psikologjikisht nga mungesa e mekanizmave shërues, edukues. Asnjëri nuk ka detyrimin të postojë në rrjet, por secili zgjedh të përdorë rrjetin. Pa e marrë aq seriozisht sa t’i drejtohet atij për të zgjidhur hallet personale. Ka një kufi, që secili nga ne duhet ta ushtrojë, pa paragjykuar askënd.

Me mbylljen e derës pasi hyjmë në shtëpi, rrjeti ekziston edhe pa ne, por edhe ne pa rrjetin. Uroj të mos ketë kurrë varësi kaq ekzistenciale për këdo (veç nëse nxjerr pasuri si ajo e Kardashianëve, aty s’di ç’ndodh me tundimin e varësisë).

të fundit

Diaspora ngre ‘në këmbë’ Tiranën, flakadanë gjatë marshimit, protestuesit krijojnë atmosferë në rrugët e kryeqytetit

“Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen” ishin disa nga thirrjet që dominuan protestën e zhvilluar këtë të shtunë…

8 minutes ago

Vozinha rrëfen mesazhin e Messit pas largimit nga Botërori: Janë fjalë që s’do t’i harroj kurrë

Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka zbuluar bisedën emocionale që pati me Lionel Messi pas eliminimit të kombëtares së…

18 minutes ago

Prattipati at the marking of the 250th anniversary of US independence: Kosovo is the most pro-American country in the world

Nuk njoh asnjë shtet tjetër në botë që është më proamerikan se Kosova, tha e ngarkuara me Punë në ambasadën…

19 minutes ago

Ombudsman calls for immediate release of citizen with health crises, saying jail cell endangers his life

Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e qytetarit për të cilin u pretendua se ishte dhunuar në ambientet…

20 minutes ago

Scorching Heat and Severe Storms Put US Independence 250th Anniversary Celebrations at Risk

Kushtet ekstreme atmosferike po krijojnë vështirësi serioze për aktivitetet që shënojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Pas temperaturave…

21 minutes ago

The 35th protest against Rama, extraordinary turnout and calls for the release of protesters

“Mjaft më! Populli kërkon dinjitet, drejtësi dhe ndryshim”, ka qenë ky një prej mesazheve të sotme në protestën kundër Ramës.…

21 minutes ago