showbiz

Prej muajsh përflitet se është ndarë nga Ledri Vula/ Veprimi i fundit i Sara Hoxhës habit fansat

Një veprim i fundit i aktores Sara Hoxha ka lënë të kuptohet se çifti i njohur i showbizit shqiptar, që janë dhe prindër të një vajze, kanë kapërcyer vështirësitë dhe mbase janë rikthyer bashkë.

Sara ka rikthyer të gjitha fotot në Instagram me Ledri Vulën. Kujtojmë që çifti prej muajsh përfliten se janë ndarë, por asnjëherë, asnjëri nga të dy, nuk kanë konfirmuar se nuk janë më bashkë.

Të lidhura

None found

Gjithçka u zbulua, kur Sara u shfaq e vetme në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku edhe kishte një rol.

Ndonëse vetë blogerja u mundua ta përgënjeshtronte si lajm, shpejt u konfirmua nga menaxheri i Ledrit. Tashmë të gjitha detaje të çojnë të mendosh se mes tyre ka qenë një ndarje jo shumë e lehtë.

Prej javësh Sara po jeton jetën mes Tiranës dhe Prishtinës.

Influencerja Sara Hoxha ishte ndër pjesëmarrësit në premierën e filmit “5 Herë JO”, ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë protagonistët kryesorë.

Teksa po parakalonte në tapetin e kuq ajo nuk i shpëtoi as pyetjeve pikante të moderatorit Ronaldo Sharka, i cili e pyeti Sarën për marrëdhënien me ish-partnerin e saj, këngëtarin e njohur Ledri Vula.

“Kur do të dilni në një reagim ti dhe Ledri për situatën tuaj”, pyeti Ronaldo.

“Unë dhe Ledri do të bëjmë një reagim publik për situatën tonë kur të jemi gati.

Do të themi çfarë të duam ne që ju të dini”, u shpreh ajo, duke mos treguar më shumë detaje për ndarjen e tyre.

Mediat në Kosovë flasin se ka qenë pikërisht Ledri ai që është ndarë nga Sara.

Teksa vetë reperi ka vendosur të qëndrojë në heshtje në lidhje me këtë ndarje, nëna e tij, Xheraldina, ka vendosur që të thyejë akullin.

Një gjë të tillë e ka treguar vetë Xheraldina, e cila ka ndarë disa “Story” teksa ajo dhe bashkëshorti i saj shihen duke folur me kamer me Poin.

Fjalët me të cilat ajo ka shoqëruar postimet janë marrë nga ndjekësit si “kunja” ndaj Sarës.

Ajo ka theksuar se mbesën e ka marrë malli për gjyshërit, pasi në postimet e saj shkruan, “Kur Poin e merr malli” apo “A e dinë këta të dy që më ka marrë malli”

të fundit

Hoti lë të hapur mundësinë për të garuar për kryetar të LDK-së dhe kritikon udhëheqjen aktuale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për kryetar të kësaj partie…

4 minutes ago

Liridona Bunjaku nga Kosova hyn në çerekfinalet e “Top Host 2026” në SHBA, çmimi 25 mijë dollarë dhe një podcast

Liridona Bunjaku, shqiptarja me prejardhje nga Kosova që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kualifikuar në çerekfinale të…

4 minutes ago

Derbi i xhiros në basketboll: Trepça pret Bashkimin në Mitrovicë

Pas ndeshjeve evropiane, Trepça e Bashkimi vazhdojnë garën në Superligën e Kosovës në basketboll. Kampionia, Trepça, dhe nënkampioni, Bashkimi, përballen…

9 minutes ago

Courtois zgjat qëndrimin te Real Madridi deri në vitin 2028

Portieri Thibaut Courtois, bëhet lojtari i radhës që ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Real Madridit. Klubi spanjoll, të premten…

9 minutes ago

Firmoset protokolli pesëvjeçar i bashkëpunimit me Universitetin Trakya për trajnimin e stafit shëndetësor të Maqedonisë në Edrene

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, dhe rektori i Universitetit Trakya nga Edrene, Mustafa Hatipler, sot në Shkup nënshkruan Protokoll për…

11 minutes ago

Aktakuzë për dy firma dhe dy persona pas vdekjes tragjike të punëtorit në Ohër

Prokuroria Themelore Publike e Ohrit ka ngritur kallëzime penale kundër dy individëve dhe dy personave juridikë për vdekjen e punëtorit…

11 minutes ago