“Ka nevojë për një shtëpi”, Stenaldo kërkon ndihmë pasi jeton në kushte të vështira

Stenaldo Mëhilli ka pak ditë që është larguar nga Big Brother VIP Albania 5.

Ai sot (e diel) në Fan Club ka rrëfyer për rrugëtimin e tij, vështirësitë, por edhe për jetën jashtë.

Të lidhura

None found

I njëjti theksoi se nuk e fitoi Big Brother-in, por shpreson që tani të ketë ndihmën e njerëzve për një shtëpi, që të vazhdojë jetën me të ëmën.

“Jam munduar gjithmonë, është e pashmangshme në jetën time që t’i qasem gjërave me integritet. Në fakt, duhet të lejoj veten të vendosem edhe në pozicione të tilla. Kur vendosa të iki në Gjermani isha bërë atje një vit vetëm, pak nga pak nëna ime erdhi, ishte shumë e vështirë”, u shpreh ai.

Tutje theksoi: “Kishim lënë shtëpinë me qira, nëna ime punonte një një dyqan, në Gjermani humba punën, kisha humbur gjithçka edhe këtu. Kur gjeta veten në atë pozicion të palakmueshëm thashë Big Brother duhet të jetë mundësia ime, çelësi i artë që mua më hap dyert”.

“Në pikën që jam sot, ndihem i vlerësuar, mijëra mesazhe. Them që po, në Big Brother nuk fitova dot një çmim, por tani kam nevojë për një mundësi që t’i rikthehem jetës fort, të bëj maksimumin për mamanë time. Realisht e vështirë për mua. Në fund të ditës, ti po flet për diçka që është shkatërruar. Nuk je i vetmi. Do ta provoj sa të jem gjallë të jem mirënjohës. Nëse sot marrë një dorë nga dikush, do të jenë dy duar për dikë nesër”.

Mbetet për t’u parë se si do të gjendet Stenaldo pas Big Brother, e mundësive që i ofron jeta.


Shtuar 29.03.2026 16:45

Tags: ,