Finalja e Kupës së Botës 2026 do të jetë shumë më tepër se një ndeshje futbolli.
FIFA ka konfirmuar se Justin Bieber do të jetë pjesë e spektaklit historik të pushimit mes pjesëve (“halftime show”), duke iu bashkuar emrave të mëdhenj të muzikës botërore si Madonna, Shakira dhe BTS.
None found
Shfaqja do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin “New York New Jersey”, ku do të luhet edhe finalja e Botërorit.
Ky do të jetë “halftime show” i parë në historinë e finaleve të Kupës së Botës dhe pritet të ndiqet nga qindra miliona shikues në të gjithë globin.
Spektakli do të drejtohet artistikisht nga Chris Martin, lideri i grupit Coldplay, ndërsa organizatorët synojnë të krijojnë një ndërthurje unike mes futbollit, muzikës dhe solidaritetit.
Përveç emrave kryesorë, në skenë do të ngjiten edhe Burna Boy, dirigjenti Gustavo Dudamel, kori PS22 Chorus dhe artistë të tjerë surprizë, ndërsa nuk do të mungojnë as personazhe ikonike si Kermit dhe Miss Piggy.
Ngjarja do të ketë edhe një mision humanitar, pasi do të mbështesë FIFA Global Citizen Education Fund, një fond që synon të mbledhë 100 milionë dollarë për të financuar programe arsimore dhe mundësi sportive për fëmijët në mbarë botën.
Justin Bieber u shpreh krenar për pjesëmarrjen në këtë projekt, duke theksuar se Botërori ka fuqinë të bashkojë njerëzit si asnjë ngjarje tjetër sportive.
Edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e cilësoi pjesëmarrjen e artistit kanadez si një vlerë të shtuar për një spektakël që synon të vendosë një standard të ri në historinë e eventeve sportive globale.
Dashi Do ngrini shume pikëpyetje gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe atmosfera ne çift mund te…
Një zjarr ka rënë pranë Fushës së Aviacionit në Gjirokastër. Flakët kishin rënë në një kanal, ndërmjet Fushës së Aviacionit…
Presidenti Donald Trump, i akuzuar shpesh për ekzagjërimin e rrëfimeve të tij, e habiti botën kur pretendoi se zjarrfikësit e…
Është mbyllur protesta e 101-të kundër qeverisë, e cila ka qenë një maratonë e vërtetë. Protesta u mbyll tek kryqëzimi…
Një zjarr ka rënë pranë Fushës së Aviacionit në Gjirokastër. Flakët kishin rënë në një kanal, ndërmjet Fushës së Aviacionit…
Armando BrojaBurnely ka barazuar 1-1 në transfertë përballë Wrexham, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Championship, kategoria…