Categories: sport

Finalja e Botërorit thyen traditën: Pushimi i parë mund të zgjasë 25 minuta për shkak të shfaqjes muzikore

Një ndryshim i jashtëzakonshëm po vjen në finalen e Kupës së Botës, ku intervali midis dy pjesëve mund të shtrihet deri në 25 minuta, për t’i hapur rrugë një spektakli muzikor të frymëzuar nga finalet e Super Bowl-it amerikan.

Të lidhura

None found

Të dhënat tregojnë se pauza në ndeshjen vendimtare që do të luhet të dielën në stadiumin “New York New Jersey” pritet të zgjasë nga 20 deri në 25 minuta.

Shkak për këtë zgjatje është një performancë muzikore 11-minutëshe që do të sjellë në skenë disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore.

Ndër yjet që po qarkullojnë si të ftuar kryesorë janë Madonna, Shakira dhe grupi fenomen i K-pop-it nga Korea e Jugut, BTS.

Burime nga rrethet e FIFA-s kanë zbuluar se alternativa kryesore në shqyrtim është një pushim rreth 20-minutësh, por ekziston edhe mundësia që programi muzikor të mbahet pas 15 minutave të zakonshme të pushimit.

Sipas rregullores së lojës të miratuar nga Bordi Ndërkombëtar i Shoqatave të Futbollit (IFAB), lojtarët kanë të drejtë për një pushim që nuk duhet të kalojë 15 minuta midis dy pjesëve.

Megjithatë, FIFA ka eksperimentuar me një format të ngjashëm edhe më parë. Vitin e kaluar, gjatë finales së Kupës së Botës për Klube, po ashtu e zhvilluar në New Jersey, pauza u zgjua në 24 minuta për shkak të një programi muzikor ku performuan Coldplay, J Balvin, Doja Cat, Tems dhe Emmanuel Kelly.

Edhe finalja e këtij Botërori do të shoqërohet me një produksion madhështor, ku pjesë e programit janë edhe Justin Bieber, Burna Boy, Gustavo Dudamel dhe kori PS22, ndërsa grupi Coldplay është i përfshirë në organizim. I gjithë koncepti dhe produksioni i shfaqjes mban firmën e liderit të Coldplay, Chris Martin.

Zgjatja e intervalit do të përbënte një shkelje të vetë rregullave standarde të futbollit nga ana e FIFA-s, pasi ligjet e lojës janë të qarta: pushimi midis pjesëve nuk mund të jetë më i gjatë se 15 minuta.

Finalja e Kupës së Botës është planifikuar të fillojë në orën 15:00 me kohën lokale, ose 21:00 sipas orës së Evropës Qendrore, ndërsa ceremonia para ndeshjes do të nisë rreth një orë e gjysmë më herët.

Në ceremoninë hapëse priten figura të njohura si Tom Cruise, Laura Pausini, Nicole Scherzinger, Robbie Williams dhe ylli i internetit IShowSpeed, ndërsa himnin kombëtar të SHBA-së do ta performojë Jennifer Hudson.

Spanja e ka siguruar tashmë biletën për në finale pasi mposhti Francën 2-0 në gjysmëfinalen e Dallasit.

“La Roja” do të ndeshet për titullin kampion me fituesen e gjysmëfinales tjetër mes Anglisë dhe Argjentinës.

të fundit

Kroos zbulon kë do të votonte për Topin e Artë: Kvaratskhelia, jo Kane, Mbappe apo Yamal

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe i Gjermanisë, Toni Kroos, ka komentuar rezultatet e ceremonisë së Topit të Artë, duke vlerësuar…

19 seconds ago

Gjykata në Pejë cakton një muaj paraburgim për Jeton Sylajn

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, sipas…

3 minutes ago

Arlinda Zekaj i ishte drejtuar edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës pak ditë para vrasjes

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e gjerë sesa është bërë e ditur…

3 minutes ago

Qeveria miraton disa projektligje dhe propozon 15 anëtarë për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e…

12 minutes ago

LSDM i bën thirrje Prokurorisë të hetojë pretendimet për transferimin e “parave të zeza” nga Serbia në Maqedoni

LSDM sot ka kërkuar që Prokruria të ngrit hetim ndaj pretendimeve se Aleksandar Vuçiq po transferon parat e tij në…

16 minutes ago

Inspection at the Chair market: Customs seizes 135 kilograms of tobacco and 30 liters of alcohol

Doganierët e Doganës së Shkupit dhe ekipet mobile të Departamentit të Operacioneve kryen një kontroll në tezgat në tregun e…

16 minutes ago