Categories: sport

Një shfaqje historike në finalen e Botërorit 2026: Koncert me yje botërore gjatë pushimit të ndeshjes

Finalja e Kupës së Botës 2026 nuk do të jetë thjesht një përballje futbollistike mes Spanjës dhe Argjentinës, e planifikuar për këtë të diel në stadiumin MetLife në New Jersey. FIFA ka konceptuar një spektakël të pashembullt, duke marrë shkas nga shfaqjet ikonike të pushimit të Super Bowl, për t’i ofruar audiencës globale një natë që do të mbetet në kujtesë.

Të lidhura

None found

Për herë të parë në historinë e një finaleje të Kupës së Botës, intervali mes dy pjesëve do të shndërrohet në një koncert madhështor. Ndërkohë, ceremonia përmbyllëse tradicionale do të mbahet përpara se të nisë ndeshja.

Ceremonia e mbylljes fillon 90 minuta para goditjes së parë dhe do të rrëfejë udhëtimin 39-ditor të kompeticionit, duke nxjerrë në pah 48 ekipet kombëtare dhe 16 qytetet mikpritëse në Shba, Kanada dhe Meksikë. FIFA garanton një shkrirje të muzikës, pasionit për futbollin dhe trashëgimisë kulturore të tri kombeve organizatore.

Kryesues i ceremonisë do të jetë artisti amerikan Post Malone, të cilit do t’i bashkohen në skenë edhe Laura Pausini, Nicole Scherzinger dhe Robbie Williams.

Një element surprizë i mbrëmjes do të jetë prania e streamerit të famshëm iShowSpeed, që gjatë gjithë turneut u kthye në një figurë qendrore të diskutimeve online dhe në tribuna.

Aktori hollywoodian Tom Cruise do të ketë gjithashtu një moment të veçantë gjatë ceremonisë. Megjithëse FIFA mban ende të fshehta hollësitë, shtypi ndërkombëtar sugjeron se ai mund të kryejë një tjetër numër marramendës, në frymën e sagës “Mission: Impossible”.

Këngëtarja Jennifer Hudson, e vlerësuar me çmimet Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony, do të ekzekutojë himnin kombëtar të Shteteve të Bashkuara pak çaste para fillimit të lojës.

Një tjetër ritual i veçantë do të jetë shfaqja e trofeut të Kupës së Botës, i cili do të hyjë në terren i vendosur brenda një valixheje ekskluzive Louis Vuitton, të punuar enkas për këtë ngjarje.

Kulmi i mbrëmjes pritet gjatë pushimit. Për herë të parë, FIFA ka strukturuar një koncert të mirëfilltë për intervalin mes dy pjesëve.

Edhe pse zërat fillestarë flisnin për një zgjatje prej 30 minutash, e përditshmja spanjolle Marca raporton se zyrtarët e FIFA-s i kanë njoftuar federatat e Spanjës dhe Argjentinës se pauza do të jetë tamam 17 minuta. Nga këto, 11 minuta i dedikohen performancës muzikore, ndërsa gjashtë minutat e mbetura shërbejnë për ngritjen dhe lirimin e skenës, si dhe për trajtimin e lëndinës.

Katër ikona të muzikës botërore do të hipin në skenë gjatë këtij intervali: Madonna, Shakira, grupi koreano-jugor BTS dhe Justin Bieber.

Programit do t’i shtojë dimension edhe dirigjenti venezuelian Gustavo Dudamel, në krye të Filarmonisë së Nju Jorkut, duke bashkuar tingujt pop me orkestracione të fuqishme.

Po ashtu, kori PS22 i përbërë nga fëmijë do të performojë përkrah Coldplay, teksa personazhe të dashur si Kermit the Frog dhe Miss Piggy nga “Sesame Street” dhe “The Muppet Show” do të shfaqen për të përcjellë mesazhe edukimi dhe bashkimi.

Sipas të dhënave nga FIFA dhe organizata Global Citizen, finalja e Kupës së Botës 2026, e shoqëruar me këtë spektakël muzikor, mund të tërheqë vëmendjen e afro dy miliardë shikuesve në mbarë planetin, duke u kthyer në një prej transmetimeve muzikore më të ndjekura të të gjitha kohërave./

të fundit

Analyses Confirm That Kumanovo’s Water Is Safe to Drink

Uji në sistemin ujësjellës të Kumanovës është i sigurt për pije, tregojnë analizat e deritanishme nga Qendra për shëndet publik,…

2 minutes ago

Prishtina kërkon reagim ndërkombëtar ndaj kërcënimeve dhe armatosjes së Serbisë

Gjuha hegjemoniste dhe kërcënuese e Beogradit, armatosja e Serbisë dhe deklaratat e fundit e presidentit të Serbisë për ndryshimin e…

3 minutes ago

Koci criticizes Zelensky: “He forgot he was speaking as a statesman, not as a spokesman for Belgrade

Analisti politik Melazim Koci përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës…

3 minutes ago

Hamza: I have not received an invitation from Kurti, I see no reason for talks

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka qëllim krijimin e institucioneve të reja.…

4 minutes ago

Morina: Changing the Course of the Iber Would Be Unthinkable

Kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me ujërat e Kosovës dhe mundësinë e ndërhyrjes në rrjedhat ujore, janë…

4 minutes ago

Panic in Turin, vehicle hits several people near a venue, two seriously injured

Momente tmerri kanë përfshirë provincën e Torinos. [...] Read More... The post Panik në Torino, automjeti godet disa persona pranë…

5 minutes ago