Përmes një postimi në rrjete sociale, aktori i humorit dhe shumë I dashur për publikun Julian Deda, ka prekur sot ndjekësit e tij me postimin e tij.
Ai ka publikuar një fotografi të vjetër, ku shfaqet së bashku me babain e tij të ndjerë, Zef Deda.
“Sot do ishte 74-vjeç! Njerëz si ti, zemra ime, kanë vetëm një datë, atë të lindjes. Gëzuar ditëlindjen Bos.
Një Zot e di sa më ka marrë malli për ty…!”, ka shkruar ish-finalisti i “Big Brother VIP 3”, krahas imazhit që mori mijëra pëlqime.
Kujtojmë se aktori i mirënjohur, Zef Deda, ndërroi jetë në nëntor të vitit 2023.
Ai ishte një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.