“Jozi është gay”, gazetarja plas deklaratën “bombë”: Jeton me partnerin në…

Gazetarja Dasara Karaiska ka bërë deklaratën “bombë” mbrëmjen e djeshme ndërsa transmetohej Big Brother VIP Albania 4.

“Jozi, banori i BBVA është gay”, këtë ka deklaruar Desara e cila shton se ka një partner mashkull me të cilin ka jetuar në Zvicër dhe më pas në Milano. Gazetarja vazhdon duke u shprehur se partneri i Jozit është gay i deklaruar dhe mban fotografin me këtë të fundit në profilin e tij në rrjetet sociale.

Desara e bëri këtë deklaratë pasi mbrëmjen e djeshme Jozi u kritikua nga banorët, Ledioni si dhe analistët Arbëri me Nedën ku u cilësua si maskilist pasi tentoi të puthë padëshirë Loredanën si dhe e quajti si “Tokë e nxanum”.

“Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit me të cilin Jozi ka bashkëjetuar në Zvicër e në Milano se në fund të fundit ai i ziu është gay i deklaruar në një marrëdhënie me Jozin dhe sikur nuk është e drejtë nga ana ime të ia denigroj figurën. Po që ky Jozi e ka hak të ia nxjerr atë foton e atë profilin e atij partnerit të vet që e ka foto profili Jozin në Instagram.

Do të dali sonte ai të i shoh këto storje Jozi edhe nesër të vije të më haj mua te dera e shtëpisë. Tash të them të drejtën gjersa ai e ka foto profili në Instagram, pse se nxjerrkam unë për shembull. Sa e shëmtuar”, – është shprehur Karaiska në Instagram.


Shtuar 15.01.2025 19:12

Tags: ,