showbiz

Jonida Maliqi rrëfen mes lotësh: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë, doja t’i jepja fund jetës…

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, ka ndarë me publikun një nga periudhat më të errëta dhe më të dhimbshme të jetës së saj personale, duke folur hapur për momentin kur u përball me frikën se djali i saj mund të ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë.

Këngëtarja e përshkroi atë kohë si dramën më të madhe që ka përjetuar ndonjëherë, një situatë që në fillim i dukej pa zgjidhje dhe pa shpresë.

Të lidhura

None found

“Ka qenë një moment ku më është dashur të përballem me një situatë që ishte drama e jetës sime. Ku supozohej që Dani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë. Kjo ishte një situatë që mendova se nuk kishte shpresë, por e kisha shumë gabim. Nuk kisha informacion. Nuk dita ta përballoj për momentin. Kam dashur t’i jap fund jetës për hir të së vërtetës”.

Rrëfimi i saj vjen si një dëshmi e fortë mbi pasigurinë, mungesën e informacionit dhe presionin emocional që përjetojnë shumë prindër në situata të ngjashme.

Jonida pranoi se ajo periudhë e gjeti të papërgatitur emocionalisht, por me kalimin e kohës, perspektiva e saj ndryshoi rrënjësisht.

Këngëtarja u ndal te lidhja e veçantë me djalin e saj, duke e përshkruar atë si dhuratën më të madhe të jetës dhe burimin e dashurisë më të pastër që ka njohur.

“Mua më ka bekuar Zoti me Danin. Unë kam një fëmijë që më jep dashurinë që s’do ma jepte asnjë mashkull në botë dhe jam shumë e lumtur që është një burrë”, tha Jonida në “Mirëmbrëma Yje”.

të fundit

Merz: Evropa nuk varet vetëm nga SHBA-ja dhe Kina, tregu ynë ka 450 milionë konsumatorë

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha sot se Evropa nuk varet ekskluzivisht nga SHBA-ja, Kina apo vende të tjera, duke nënvizuar…

4 minutes ago

Heidi Baci tregon si shkon me Drini Zeqon në “Për’puthen

Heidi Baci ka folur për marrëdhënien e saj me opinionistin e “Për’puthen”, Drini Zeqo, duke komentuar edhe thashethemet për një…

5 minutes ago

Kickers”: Albian Hajdari pritet të mungojë deri në janar

Mbrojtësi Albian Hajdari nuk pritet të kthehet deri në janar. Kështu ka raportuar të hënën “Kicker”. Hajdari së fundmi operoi…

16 minutes ago

Shiroka Pula pret ambasadorin francez, në fokus zgjerimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, me të cilin…

18 minutes ago

Gërvalla: Nga buxheti prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027, Ministrisë së Drejtësisë i takojnë 52.3 milionë euro

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2027 do të…

19 minutes ago

Employment in North Macedonia’s industry fell by 2.9% in one year

Industria e vendit po përjeton një rënie të punësimit, me rënien më të theksuar në miniera dhe gurore. Në shtator…

20 minutes ago