Jo vetëm që janë pajtuar, por kanë nisur edhe pushimet bashkë? Bora dhe Donaldi ngrenë dyshime në rrjet (FOTO LAJM)

Në një kohë kur përfliten se janë rikthyer bashkë, një tjetër detaj është vënë re që lidhet me dyshen më të komentuar të momentit Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Fansat kanë vënë re disa fotografi që duhet se janë shkrepur nga i njëjti vend në Vlorë. Pak ditë më parë, para se të merrte pjesë në sfilatën e Valdrin Sahitit, aktori i humorit tregoi përmes disa postimeve se ndodhej në qytetin bregdetar.

Megjithëse, nuk tregoi se me kë shoqërohej në bregdet, ajo që u vu re ishte se vëllai i tij binjak, Romeo, nuk ishte me të. Mirëpo, së fundmi, dhe Bora ka ndarë disa fotografi nga deti. Por moderatorja nuk ka bërë asnjë postim tjetër për të treguar se fotot janë shkrepur sot apo me kë është shoqëruar. Kjo ka shtuar dyshimet se fotot mund të jenë shkrepur para disa ditësh kur ishte dhe Donaldi.

Këtë gjë ia kanë vënë në pah fansat teksa shkruajnë se presin foto dhe nga aktori i humorit. Ndërkohë kujtojmë që dyshimet për një ribashkim u shtuan më shumë pasi ata u panë shumë të afërt në eventin që organizoi stilisti nga Kosova. Këto spekulime përforcohen më tej nga fakti se Donaldi dhe Semi kanë rregulluar raportin me njëri-tjetrin.

Ata kanë filluar që ta ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram dhe madje këngëtarja ishte e ftuar në puntatën e radhës në emisionin e tij.