Jo vetëm miq, por ai ishte edhe fans i tij, Stresi publikon videon e Brilant Martinaj duke kënduar e kërcyer (VIDEO)

Brilant Martinaj i cili njërin prej viktimave të atentatit në Fushë-Krujë, ishte mik me këngëtarin Arkimed Lushaj, njohur si Stresi. Ka qenë ky i fundit i cili e ka bërë të ditur dhe ka shprehur dhimjen e madhe.

Pasi publikoi bisedën e fundit me Brilant Martinajn, Stresi ka ndarë së fundmi edhe një video të tij i cili dëgjon e këndon këngët e vetë reperit.


Si ndodhi ngjarja

Autorët i kanë vëzhguar 3 të rinjtë të cilët mbetën të vrarë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Arbër Hoxhaj u ekzekutuan me breshëri plumbash ndërsa ishin duke lëvizur me një makinë tip “Volswagen Passat.”

Sipas burimeve, bëhet me dije se të rinjtë po lëviznin drejt nga Tirana drejt zonës së Mamurrasit.

Vendi i fundit ku është pikasur makina e 3 viktimave ishte aeroporti i Rinasit. Prej aty dyshohet se ka nisur edhe ndjekja e tyre. Autorët, të cilët janë 4 sipas policisë, i kanë mbajtur nën vëzhgim dhe i kanë zënë pritë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Vendi ku ndodhi ekzekutimi i të rinjve nuk ka kamera sigurie.

Tre nga autorët që lëviznin me një makinë “Volsëwgen Passat” kanë zbritur dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Janë rreth 50 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.

Policia gjeti në fshatin Larushkë një makinë të djegur e cila dyshohet se i përket autorë. Brenda makinës u gjetën edhe 3 armë të cilat janë përdorur për të ekzekutuar Martinaj, Hoxhajn dhe Vatën.

Makina e viktimave, sipas burimeve të grupit hetimor ka marrë flakë nga breshëria e plumbave. Si pasojë Martinaj dhe Hoxhaj u shkrumbuan brenda mjetit, ndërsa Vata kishte tentuar të lërgohej, por autorët e kthyen dhe e qëlluan duke e lënë të vdekur jashtë makinës./albeu.com