“Jo po që a dish…”, Rudina Dembacaj publikon mesazhet private me Mark Frrokun (FOTO LAJM)

Rudina Dembacaj mund të mbaj “kupën” e të famshme shqiptarë pa komplekse. Ajo ka thënë gjithmonë atë që ka dashur dhe ka folur edhe për jetën private pa u menduar dy herë për paragjykimet e publikut që janë gjithmonë aty. Pikërisht kjo është edhe ajo ç’ka e bën artisten të veçantë.

E teksa aktorja herë pas here ndan në rrjete sociale momente me partnerin e saj, e më i fundit ka qenë një ‘screenshot’ që Rudina ka ndarë nga biseda në ‘WhatsApp’ me Markun, partnerin e saj. E padyshim mesazhet e fundit që ky i fundit i ka dërguar aktores na i bënë thjesht ‘sytë zemra’, teksa vlerëson faktin se bashkëshortja e tij punon dhe është vetë e zonja e vetes.

Rudina: Shokët e mi janë të gjithë për drekë, për qejf. Unë po punoj lart e poshtë. Jo po që ta dish!

Marku: O ti je bekim o zemër. Unë ta di dhe shumë biles