Qentë e shtëpisë duket se janë kaq të rëndësishme për rritjen e fëmijëve dhe jo vetëm. Psikologia Enertila Bekteshi në programin “Abc e Pasdites” theksoi se problemet shëndetësore me aparatin e frymëmarrjes kanë një lehtësim kur pranë kanë kafshë shtëpiake. Sipas saj, fëmijët e përqafojnë kafshën e tyre dhe se prezenca e saj në familje rrit harmoninë. Theksin e vuri, gjithashtu edhe tek rëndësia që ka një kafshë kur kemi të bëjmë me fëmijë të spektrit autik, pasi i ndihmon në marrëdheniet ndërvepruese.
Dena Mullai bashkë me vajzën e saj Fladia dhe qenin e tyre Snow ishin po ashtu të pranishme në program. Ajo tha se në rastet kur një familje ka një fëmijë të vetëm, i bën shumë mirë fëmijës të kenë edhe një kafshë shtëpiake. Dena u shpreh se merr shpesh komente në rrjetet sociale si “Pse i festoni ditëlindjen qenit, ndërkohë njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë”.
Përveç kësaj Dena tha se është problematikë sepse me Snow, qenushen e saj, shëtisin vetëm në ambiente të hapura sepse nuk i lënë që të futen në lokale apo restorante.
Nga ana tjetër aktivistja në mbrojte të kafshëve, Luljeta Selimi rrëfeu në program se ka 27 qenë në shtëpinë e saj.
“I kam ble qysh moti, kam adoptuar edhe qentë e rrugës. 7 i kam të Kosovës, një i kam të Shqipërisë”.
Ndërsa Ermali e pyet se çfarë i thonë komshinjtë asaj kur shohin aq shumë qenë?
Ajo u përgjigj: “Me ta thanë drejtën mu nuk ma ninë për njerëzit. Kjo është shpia e jeme, nuk po i pengoj askujt,. Qentë e mi nuk sulmojnë askëd, çka kam mundësi unë i ndihmojë shumë”./albeu.com