Këngëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez, ka postuar një video ku promovon markën e saj të bukurisë në rrjetet sociale, por një detaj tjetër tërhoqi vëmendjen.
Këngëtarja nuk mban unazë martese në video. Edhe pse nuk mban unazë martese, në dorën e djathtë mban unaza të tjera dhe me këtë lëvizje sinjalizon një divorc të mundshëm me aktorin Ben Affleck.
None found
Mediat prej disa kohësh shkruajnë për një divorc të mundshëm të çiftit të famshëm. Dyshimet filluan pasi u bë e ditur se Ben dhe Jennifer po shisnin vilën që blenë së bashku një vit më parë. Jennifer e anuloi turneun më herët dhe u shfaq e vetme në premierën e filmit të saj të ri.
Pamja e saj është përmendur në shumë komente. Shumë vunë re se ajo kishte humbur dukshëm peshë.
“Ti je e bukur, por pse ke humbur kaq shumë kilogramë?”, “Ke humbur shumë peshë”, “A jam unë e vetmja që kam vënë re që Jennifer ka humbur shumë peshë?”, janë disa nga komentet.
Disa kanë shkruar se Jennifer duhet të jetë nën stres të madh, duke pasur parasysh se divorci është përfolur shumë prej disa kohësh.
Këtë të martë, qarku i Kukësit, është zgjuar me mot të qëndrueshëm dhe pa reshje shiu apo bore, por temperaturat…
Gjykata e Lartë e Danimarkës vendosi në favor të një shoqate banesash që kishte ndërprerë 91 kontrata qiraje për të…
"Kuvendi do të miratojë një ligj të veçantë për banesa 20 për qind më të lira për çiftet e reja…
Nga darkat me njerëz që nuk i keni takuar më parë deri te klubet e librave dhe ecjet në natyrë,…
Sot, më 24 nëntor, në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Jeton Sylajt, i…
Ish-presidentja e Kosovës dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se mënyra si është trajtuar në Kuvend Ligji për…