showbiz

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez do të bëjnë kërkesë për divorc

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, do të bëjnë kërkesë për divorc. Martesa e çiftit duket se po shkon drejt fundit, pasi një përpjekje e fundit për pajtim në javët e fundit dështoi.

Dokumentet e divorcit të çiftit janë finalizuar, por ende nuk janë dorëzuar, thanë burime për Daily Mail.

Të lidhura

None found

Aktori bleu një rezidencë të re 20.5 milionë dollarë në Palisades më 24 korrik, ditën kur bashkëshortja e tij mbushi 55 vjeç.

Miqtë e aktores pretenduan se blerja e rezidencës nga ana e Affleck në ditëlindjen e saj ishte qenë një ‘th*kë në zemër’ për JLo.

“Ata finalizuan dokumentet e divorcit një muaj më parë, por po presin kohën e duhur për t’i dorëzyar”, pohoi një burim pranë çiftit.

“Ata do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët ku do të thonë se kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe se si luftuan për të qenë bashkë, por nuk ia dolën.

Sinqerisht, në fund nuk arritën dot në një kompromis. Ajo që kishin më parë është zhdukur dhe të dy e kanë pranuar”, pohoi një tjetër burim.

Dyshja u fotografuan së bashku për herë të fundit më 30 mars. Aktorët e kanë kaluar verën të ndarë, Jennifer kryesisht në bregun lindor, ndërsa Ben mbetet në shtëpi në Los Angeles.

Madje ata kaluan përvjetorin e dytë të martesës më 16 korrik në qytete të ndryshme.

Problemet martesore të Affleck dhe Lopez, u bënë publike kur aktori u zhvendos në një shtëpi me qira dhe vendosën të shisnin shtëpinë e tyre.

Affleck dhe Lopez, u martuan në Las Vegas më 16 korrik 2022. Ata thanë “Po” në një ceremoni më luksoze një muaj më pas në Xhorxhia.

të fundit

Ndreca recounts phone call with Rama: Today’s conversation involved tension and insults; he blames me for Veliaj distancing himself

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…

1 hour ago

Ndreca rrëfen telefonatën me Ramën: Biseda sot pati tensione e fyerje, më fajëson për distancimin e Veliajt

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…

2 hours ago

Evropa ka vetëm katër skuadra të pamposhtura në pesë ligat kryesore, Lazio mes surprizave

Vetëm katër skuadra në pesë ligat kryesore evropiane e ruajnë ende statusin e të qenit të pamposhtura për sezonin e…

3 hours ago

Dabulla kërkon largimin e Klafuriç: Tirana ka lojtarë cilësorë, por loja nuk bind

Dean KlafuriçIsh-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, ka bërë një analizë të skuadrës aktuale të bardhebluve nën drejtimin e Klafuriç, ndërsa…

3 hours ago

Bučkovski: Brvenica result signals gains for DUI and declining support for VLEN

Fitorja e BDI-së në Komunën e Brëvenicës, pas së cilës OBRM-PDUKM e quajti VLEN-in "kalë Troje", është një tregues se…

3 hours ago

Ramadani calls for Sveçla’s removal: Police lack even basic equipment

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i…

3 hours ago