Jeton përtej oqeanit dhe është bërë nënë, ja si duket sot këngëtarja që bëri bujë në vitet ’90 (FOTO LAJM)

Redina Tili, vajza e famshme e këngës “5 fustanet dhe adhuruesit”, por që në fillim u shfaq me Artur Dhamon në skenën e festivalit të 90-ës, nuk ishte aspak këngëtare.

Ishte piktore, por kishte një zë shumë të ëmbël dhe një pamje shumë tërheqëse, por që rrallë e dhuronte një buzëqeshje. Ndër të parat që u shfaq në skenë e veshur me pantallona.

Nga Redina kanë ngelur pesë këngë festivalesh, por në fund edhe kaçurrelsja brune zgjodhi të largohej dhe iu përkushtua profesionit të saj të vërtetë, pikturës.

Ajo është tërhequr totalisht nga bota e televizionit, madje edhe nga vendlindja. Redina është nënë e dy vajzave të cilat i poston herë pas here në rrjetet sociale dhe jetojnë në qytetin Richmond Hill, në Kanada./albeu.com/

 


Shtuar 19.02.2022 12:14