Jessica Alba tregon trupin e tonifikuar, teksa shijon pushimet pas divorcit

Jessica Alba po shijon verën dhe jetën e re pas ndarjes nga Cash Warren, duke treguar trupin e saj të tonifikuar në disa fotografi me bikini gjatë pushimeve në një resort luksoz.

Aktorja 44-vjeçare ndau pamje pranë pishinës, ku dukej e qetë dhe e relaksuar, me mesazhin: “Miqësi, frymëmarrje, kujdes për veten”.

Në imazhet që ndau me ndjekësit, Alba shihet me një kostum banje me motive dhe një kapelë dielli, ndërsa në një tjetër fotografi relaksohet në spa, shkruan DailyMail.


Pushimet vijnë disa javë pas divorcit të saj, ndërkohë që ajo është parë herë pas here me një burrë misterioz në Londër, por sipas burimeve, Jessica nuk është në një lidhje të re serioze.

Ajo është përqendruar te vetja, miqtë dhe momentet e lumtura, ndërsa vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, duke ndarë momente nga udhëtimet e saj, përfshirë edhe festimin e ditëlindjes në Las Vegas me shoqet.
Ish-çifti, që kanë tre fëmijë së bashku, kanë kërkuar kujdestari të përbashkët pas ndarjes, ndërsa Jessica shfaqet e vendosur për të nisur një kapitull të ri në jetë.


Shtuar 2.06.2025 13:45