Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, kaluan një moment të ngrohtë gjatë drekës në Soho House në West Hollywood të dielën, ku shkëmbyen dhurata për Krishtlindje.
55-vjeçarja Lopez ishte veshur thjesht me një triko dhe xhinse të gjera, ndërsa 52-vjeçari Affleck ishte i pranishëm për të kaluar kohë me të.
Kjo ndodhi pas kërkesës së Lopez për divorc në muajin gusht, por, sipas një burimi, ata mbeten të lidhur dhe komunikojnë përmes fëmijëve të tyre, shkruan DailyMail.
Po atë ditë, Ben mori djalin e tij, Finn, nga ish-bashkëshortja Jennifer Garner, ndërsa Jennifer shpërndau një video të vajzës së saj, Emme, duke kënduar në makinë.
Përveç fëmijëve, të dy vazhdojnë të bashkëpunojnë profesionalisht, me Lopez që shfaqet në filmin “Unstoppable” dhe Affleck që ka prodhuar filmin “Kiss of the Spider Woman”.