Ervin Gonxhi është ftuar në dhomën e surprizave.
Aty është improvizuar një kinema, ku muzikanti ka pohuar se kjo është një gjë që e bënte me djalin e tij, Eranin.
Më pas u transmetua një klip ku shfaqen disa fotografi dhr video me temë babë e bir.
Dëshira e vetme që ka pasur violinisti ka qenë të përqafoj Eranin që të marr forcë për të vazhduar jetën.
“E kam përjetuar shumë. Shpirti im e di se sa po duron. Nuk mund ta shpjegoj,”tha ai.
Ervini u surprizua nga një telefonatë nga i biri, zëri i të cilit i kishte munguar pa fund.
Kjo telefonatë nuk përloti vetëm Ervinin por edhe banorët me Ledionin.
“Je burri i shtëpisë tani”, i tha Ervini.
Kjo nuk mbaroi këtu pasi surpriza vazhdoi, një përqafim mes tyre nuk mund të mungonte.
Të dy bab e bir u çmallën dhe u përlotën në krahët e njëri-tjetrit.